Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore në vend.

Hajdari shkruan se marrëveshja nuk e shpëton dot më opozitën joparlamentare dhe se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen 2 herë pasi po kërkon të bëj edhe një tjetër pakt me Edi Ramën.

Reagimi i plotë i deputetes në “Facebook”:

Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All