Shqiptarët e dënuar në Britani, përdorin celularë nga burgu, duke sfiduar kështu qeverinë që ka akorduar miliona euro për të rritur sigurinë. Shkrimi i radhës vjen nga “The Sun”, ku shkruan se ka mundur që këtë të diel të kontaktojë përmes një faqeje internetit, të quajtur “The Best”.

Gazetari investigues ka bërë një bisedë dhjetë minutëshe me Krenar Hasanajn përmes Facebook-ut. 26-vjeçari po shlyen një dënim prej 8 muajsh, në një prej burgjeve britanike, për posedim droge.

“Unë jam brenda. Është e rrezikshme Ata mund të gjejnë telefonin tim. Unë e përdor për të biseduar me familjen dhe miqtë e ngushtë”, deklaroi ai.

Hasanaj regjistroi një bisedë në aplikacionin ‘FaceTime’ me prindërit e tij dhe e vendosi atë në Facebook. Ai shkroi se ata ishin “prindërit më të mirë në botë” dhe shtoi dy emoji zemre.

Postime të tjera nga të burgosur shqiptarë mund të shihen në Facebook duke përdorur telefona. Shumë përdorin pseudonime për të shmangur identifikimin.

 Krejnar Hasanaj duke folur me familjen e tij në Shqipëri nga burgu në Suffolk

Flash Lajme

Më të lexuarat