Bashkia e Shkodrës dhe funksionarë të lartë të PD-së, përkujtuan sot 75 vjetorin e kryengritjes së Postribës, kryengritja e parë antikomuniste në vend. Ceremonia e organizuar me këtë rast nisi me vendosjen e kurorave me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarje.

Në fjalën e saj kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se mesazhet e kësaj kryengritje janë sot më aktuale se kurrë.

”Sot 75 vite pas kryengritjes antikomuniste e Postribës mesazhet e saj janë më aktuale se kurrë. Një diktaturë ka filluar të instalohet në këtë vend, po shkelen me dhunën e pushtetit liritë elementare dhe të shenjta të cilat i kemi fituar prej 30 vitesh. Sot nuk po na lejojnë as të drejtën e votës, të drejtën e fjalës, të drejtën e zgjedhjes të atyre që duam të na drejtojnë në këtë vend. Vendi po precipiton shpejt drejt standardeve moniste të qeverisjes, të një qeverisje që është as më pak dhe as më shumë, po një diktaturë. Ata burra që dhanë jetën në 1946 dhe të tjerë që u burgosën dhe internuan na kanë lënë sot një mesazh: Bashkimi është arma më e mirë kundër të keqes së përbashkët! Sot këtë mesazh na mbetet ta vëmë në zbatim duke ju vënë të gjithë përballë diktaturës, asaj që është instaluar dhe me të cilën ne do të duhet të përballemi deri në fund”.

Në ceremoni merrte pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-deputetë të PD-së. 9 shtatori i 1946, shënoi revoltën e parë antikomuniste dhe me përmasat që mori, u cilësua e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropën Lindore.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All