Në konferencën e sotme për media presidenti Ilir Meta mohoi të ketë bërë zhdekretim të zgjedhjeve, duke theksuar se thjesht ka dekretuar një shfuqizim.

Kreu i shteti foli për dy shtete paralele, një shtet të propagandës dhe një shtet të së drejtës.

“Jetojmë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe shtetin e të drejtës. Në shtetin e propagandës thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë, dhe ju me të drejtë thoni ç’zhdekretoi ky? Në fakt unë nuk është së kam zhdekretuar, unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi ka të drejtë ligje, qeveria ka të drejtë të nxjerrë vendime. Unë si president kam të drejtë të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm”, tha Meta.

“Presidenti i Republikës ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Ata që nuk duan të binden sepse i tillë është interesi partiak është problemi i tyre. Jetojmë në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë respektoj shtetin e së drejtës”, deklaroi presidenti.

Flash Lajme

Më të lexuarat