Presidenti Ilir Meta po mban aktualisht një konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kreu i shtetit i është përgjigjur interesit të gazetarëve duke sqaruar deklaratën e tij para Komisionit Hetimor, ku tha se më 7 qershor kishte pasur informacione se elemente të caktuar do të digjnin Parlamentin.

Presidenti Meta tha se ai disponon dokumentin e klasifikuar ku faktohet ky informacion, dhe ka kërkuar që ky dokument t’u vihet në dispozicion deputetëve të Kuvendit.

“Kam shprehur gatishmërinë për të qenë prezent edhe më 11 tetor për çdo pyetje edhe nga anëtarët e Komisionit të Venecias”, u shpreh Meta, por shtoi se data më e rëndësishme është 18 tetori (vendimi për hapjen ose jo të negociatave) dhe 11 tetori.

Pyetje:Keni tronditur jo pak opinion publik se më datën 7 qershor kishit marrë informacion se elemente të caktuar do të digjnin Parlamentin? Kush ishin këta elementë? Ishin të pozicionuar me një forcë të caktuar politike?

Meta: Padiskutim që është e vërtetë, aq më tepër në këto momente mjaft të rëndësishme. Nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Ata i kanë të gjitha mundësitë të njihen me këtë informacion. Kam dërguar një kërkesë në Presidencë për tu njohur me këtë informacion, dhe kam kërkuar t’ia vejë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë. Informacioni është tërësisht i vërtetë, ju e dini se më parë vendi ka përjetuar konfrontime, ka patur plagosje. Kështu që nuk besoj se është diçka që ka ndodhur para 100 vjetësh. Por ndoshta tani që kanë përfunduar pushimet duket sikur gjithçka ka qenë e qete dhe duket si shpikje e presidentit. Ajo që mund t’ju them me bindje, është se në këtë dokument do ti ndiqni të gjitha ato shqetësime, dhe do të kuptoni që ishte një situatë tërësisht e çmendur edhe më mirë nuk mundet ta përshkruante vete edhe raporti final i OSBE/ODIHR, ku veç të tjerash me një fjali e përshkruan atë situatë: ky antagonizëm, -shkalla më e lartë e është lufta pastaj- ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, dhe ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në votime.

Jetojmë në dy shtete paralele, atë të propagandës dhe atë të së drejtës

Jetojmë në dy shtete, në shtetin e propagandës dhe shtetin e të drejtës. Në shtetin e propagandës thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë, dhe ju me të drejtë thoni ç’zhdekretoi ky? Në fakt unë nuk është së kam zhdekretuar, unë kam të drejtë të nxjerr dekrete. Kuvendi ka të drejtë ligje, qeveria ka të drejtë të nxjerrë vendime. Unë si president kam të drejtë të nxjerrë një dekret për të shfuqizuar dekretin tim të mëparshëm.

Presidenti i Republikës ka respektuar Kushtetutën e Shqipërisë, të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Ata që nuk duan të binden sepse i tillë është interesi partiak është problemi i tyre. Jetojmë në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë respektoj shtetin e së drejtës.

Kemi të bëjmë me një casus, 18 tetori më i rëndësishëm se 11 tetori

Më këtë rast, para se të jap disa konisderata për Komisonin e Vencias, duka të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë, për këtë respekt dhe besim të madh që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe t’ju bëj të ditur edhe juve se bashkëpunimi i presidentit me Komisonin e Venecias do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent. Ju kemi dhënë një raport në lidhje me pyetjet që u kemi drejtuar.

Kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme, dhe kemi të bëjmë me një casus në fushën e të drejtës. Unë kam një përgjegjësi të veçantë të jap kontributin tim në këtë casus mjaft të rëndësishme në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës.

Është një sfidë që unë e mirëpres dhe që sjell një ndërkombëtarizim të një çështjeje nga Kuvendi i Shqipërisë. Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i pranishëm më 11 tetor, për t’u përgjigjur ndaj çdo pyetje të anëtarëve të Komisionit të Venecias. Çdo përpjekje për të caktuar një datë si lëvizje propagande, është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur një tjetër datë që kemi përpara 18 tetorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat