Shijet dhe tradita e gatimeve tradicionale të Shëngjinit u prezantuan në një festë.

Numri i qytetarëve që u bënë pjesë e saj ishte i madh.

Veç mundësisë për të promovuar shijet tradicionale apo recetat e reja të mjeshtrave të kuzhinës organizimi i dha jetë zonës bregdetare ku tashmë turistët janë më të paktë.

Banor: “Festat janë gjithmonë të mira dhe të gëzueshme.”

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se kjo mbështetje për evente të tilla do të jetë e vazhdueshme me qëllim që Lezha të bëhet një qendër e rëndësishme kulturore.

Pjerin Ndreu: “Që ti japim ritëm jetës së qytetit ne duhet ta bëjmë qytetin më të jetueshëm, më të gëzueshëm.”

Organizmi i festave të tilla shihet si një mundësi e mirë për të promovuar gatimet tradicionale të zonës me qëllim për të tërhequr sa më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat