Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tani në aksin Lezhë-Fushë Krujë.

Disa mjete janë përfshirë në aksident në një zonë pranë rrugës që shkon për në Ishull Lezhë.

Në videon e mëposhtme duket një automjet Mercedes që është ndarë në mes dhe është shtypur nga përplasja me një betoniere.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit. TCh