Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pas mesnate në një lokal të Bulqizës.

Pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një 41-vjeçar me inicialet V.A.

Ky i fundit është nisur menjëherë për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim nga policia është autori i dyshuar, 31-vjeçari me incialet I.D.

“Rreth orës 02.40  në ambientet e një lokali  në qytetin e  Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A,  41 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë ( person me precedent  kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë se cila në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në  DVP Dibër,  po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat