Rektorati i Universitetit të Elbasanit ka bërë sot me dije pezullimin nga detyra të pedagogut Denis Himçi.

Në deklaratën për media thuhet se masa e pezullimit do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Kujtojmë që pedagogu 36-vjeçar u shfaq dje në një video të publikuar nga emisioni “Stop”, ku i kërkonte favore seksuale studentes së tij në këmbim të notave kaluese.

NJOFTIM PËR SHTYP

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cenon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falënderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cenojnë imazhin e universiteve shqiptare.

R E K T O R AT I

Flash Lajme

Më të lexuarat