Lëkundjet e fusqishme të tërmetit të ndjerë pasditen e sotme kanë lënë pas dëme të shumëta materiale dhe të paktën 7 persona të lënduar. Ndërsa një pallat në zonën e Komunës së Parisit dhe një tjetër te Don Boska kanë pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit.

Siç duket në fotot e siguara nga LSA, pallatet kanë pësuar çarje mes për mes, duke shkaktuar panik të madh te banorët.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Flash Lajme

Më të lexuarat