Gjatë mbledhjes së grupit socialist, deputeti i Shkodrës Paulin Sterkaj propozoi që qeveria duhet të krijojë një fond të veçantë për rastet e tërmeteve madje duke reduktuar gjithashtu rrogën e deputetëve për të kontribuar në të.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer deputetit, i cili kërkoi që t’i jepej fund propogandës me deputetë e politikanë, dhe vëmendja të përqendrohej te specialistët e fushës.

“Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë.

Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special”, tha Sterkaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat