Një person ka vdekur dhe katër janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot. Në aksin Shkodër-Lezhë makina ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00.

Viktima është Zef Uka nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës. Nga të dhënat e para mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje. Aksidenti i dytë është regjistruar në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat. Në makinë kanë qenë katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All