Pasditja e sotme ka sjellë stuhi-afatshkurtra dhe erë në pothuajse të gjithë vendin. Sipas MetoAlb kjo situatë do të vijojë deri në mesditën e së martës, ku pritet dobësim i ndjeshëm i intensitetit të shirave.

Ka mjaftuar një rrebesh shiu që disa rrugë problematike në qytetin e Lezhës të mbulohen nga uji. Kryesisht situata më e rëndë ka qenë në lagjen “Besëlidhja”, aty ku rruga përmbytet sa herë bie shi. Duket se disa drejtues makinash janë gjetur të papërgatitur dhe për këtë shkak janë bllokuar për pak kohë. Vështirësi në qarkullim kanë patur edhe këmbësorët. Sipas informacionit të Shtabit të Emergjencave, nuk ka probleme serioze dhe uji është duke u larguar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All