Të gjithë banesat të cilat janë të pabanueshme do tërindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të risbursohen. Kjo është garancia që dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin.

Veliaj nënvizoi se janë bërë gati të gjithë dosjet meinventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna përrindërtimin e banesave të dëmtuara.

”Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmënë mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesavetë dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhekanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet eemergjencës dhe besoj që në kohë rekord do të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmënga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kjo situatë është edhe njëmoment emancipimi ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e mbajtur nga disa politikanë që në një kohë qëvendi përballej me pasojat pas tërmetit, interesin e vetëm kanë pushtetin. ”Kur po shikoja lajmet dje në darkë dhe poshikoja bisedën te një hotel tjetër, që nuk merren me halle konkrete, por partiqë lozin, ika unë nga tavolina, erdha unë nga tavolina. Shqipëria kalontërmetin dhe ata diskutojnë, ku është pushteti im, ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime dhe ti thua, ne jemi 2 popullsi të ndryshme se s’ka mundësi. Shqipëria kalon tërmetin dhe atadiskutojnë ku është pushteti im, ku është mandati im, ku është posti im, kuështë qeveria ime, ku është ministria ime. Ti thua ne jemi dy popullsi të ndryshme se s’ka mundësi një popullsi të jetë duke shkuar në terren, ose dukeu mbledhur të marrim vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit që atyre që preken; si mbledhjet e Këshillit Bashkiak me urgjencë për t’i dhënë paratë njerëzve që të ndërtojnë. Ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet, ulet nga tavolina ”Ku është pushteti im, ku është mandati im, ku janë ministritë e mia”.

Ai tha se vetëm në Tiranë janë 1200 banesatë dëmtuara. ”Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla,kulla kulla, dilni në dritare këtu shihni që Plazzës s’i ka rënë asnjë pllakë, Arenës Kombëtare nuk i ka rënë asnjë panel. Të gjithë ndërtimet kryesisht paleje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra me punë vullnetare, me parafabrikate dhe shto, e shto, e shto kafaze, ballkone. Çaje ballkonin bëje dritare, çaje dritaren bëje derë, herët ose vonë do tëduhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri”.

Flash Lajme

Më të lexuarat