Policia greke ka zbuluar dy konteinerë që përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri.

Pala greke ka komunikuar me palën shqiptare për të lejuar lëvizjen e lirshme dhe mbajtjen nën kontroll të tyre.

Në datën 14 shtator 2019, dy konteinerët kanë dalë nga dogana dhe janë hipur në anije me destinacion Durrësin.

Kontenierët janë shkarkuar në datën 17 shtator 2019 dhe janë mbajtur nën vëzhgim nga pala shqiptare.

Në datën 20 shtator 2019, 3 persona iu afruan një konteineri në zonën e lirë të portit të Durrësit dhe sapo vunë re që ndiqeshin, tentuan të largohen.

Personat u identifikuan, u arrit të kapej njeri dhe u shpallën në kërkim dy te tjerët. Policia greke është njoftuar nga pala shqiptare në datën 24 shtator 2019, se në çështje janë të përfshirë 4 persona dhe se po vijon ende hetimi.

Konteineri i dyte po mbahet ne vezhgim ne Portin e Durresit.

Flash Lajme

Më të lexuarat