Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë e Bilisht arrestoi gjatë një operacioni, dy vëllezër nga Tirana, A. Ç. 53 vjeç dhe B. Ç. 46 vjeç , të dënuar më parë për shitje droge.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe nga kontrollet që policët e Bilishtit ushtruan në afërsi të stadiumit, dy vëllezërit u kapën me makinën e tyre “Renault” duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total.

Të dy u vunë në pranga me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Paratë e kapura gjatë operacionit “Bilishti’

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All