Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ka përshëndetur vendimin e Bundestagut gjermanë për ti dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Mass vlerëson se mbështetja e Bundestagut gjerman për hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën është sinjal i rëndësishëm.

“Vendimi nënvizon vlerën që ka Ballkani Perëndimor për BE-në. Njëkohësisht qartazi vihet në dukje vlerësimi i reformave. Të dy vendet duhet t’i vazhdojnë përpjekjet reformuese, për ta vazhduar rrugën drejt BE-së. Unë jam i bindur se qasja e kushtëzuar e Bundestagut do të bindë edhe të tjerë në BE të miratojnë fillimin e negociatave”, deklaroi ministri gjerman i punëve të jashtme për DW.

Bundestagu gjerman votoi të enjten në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë u votua me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim.

Por ndërsa për Maqedoninë e Veriut u kërkuan data dhe afate kohore konkrete, Shqipëria duhet të plotësojë në dy faza nëntë kushte para se të nisë me kapitullin e parë të hapjes së negociatave.

Në këtë mënyrë Bundestagu miratoi të enjten në mbrëmje, 26 shtator, rezolutat për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Flash Lajme

Më të lexuarat