Policia e Krujës ka zbardhur  ngjarjen e ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikël, iu vendos lëndë eksplozive.

Në pranga është venë një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërsa janë sekuestruar kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse. Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 5 fitila zjarrëpërcjellës, 5 kapsolla detonatore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All