Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një takim me anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit në kuadër të Luftës kundër Trafikimit të Personave, bëri të ditur se gjatë takimit u lançua Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave.

”Sot, më 1 tetor 2019, në takimin e radhës së anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, lançuam muajin e luftës kundër trafikimit të personave, duke prezantuar kalendarin kombëtar antitrafik, i cili përmban aktivitete të propozuara nga strukturat shtetërore dhe joshtetërore, që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit”. Nga ana tjetër, ajo tha se: ”Të shfrytëzojmë këtë muaj për të ndërgjegjësuar dhe informuar sa më shumë persona rreth fenomenit të trafikimit të personave, kush është i rrezikuar dhe ku duhet të drejtohen”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All