14 studentë do të trajnohen për 7 ditë nga ekspertët më të mirë të mjekësisë në Frankufrt të Gjermanisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Global Fund” me Universitetin e Mjekësisë, 14 studentët do të shkojnë në Frankfurt të Gjermanisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastariliu takoi studentët e përzgjedhur për trajnimin, duke theksuar se edukimi në vazhdim është një nga angazhimet e qeverisë shqiptare.

“Jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara”Pktin për Universitetin” me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë, me dërgimin për vizitë studimore të grupit të studentëve të ekselencës në Gjermani”, u shpreh Manastirliu në takim.

Takimi u zhvillua nga Universiteti i Mjekësisë dhe morën pjesë drejtues të universitetit e mjekë të fushës. Manastirliu theksoni se në kuadër të Paktit të Universitetit, shumë shpejt forcohet Njësia Kërkimore e Universitetit të Mjekësisë me kompjutera të fundit të teknologjisë. “Universiteti i Mjekësisë vijon të përthithë studentët më të mirë, si garanci që sistemit shëndetësor publik nuk do t’i mungojnë mjekët dhe specialistët e aftë”, tha Manastirliu.

Flash Lajme

Më të lexuarat