Edhe pak ditë na ndajnë nga eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm, Maratona e Tiranës, që do të zhvillohet më 13 tetor. Itinerari i kësaj maratone do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehet se ekipi që merret me organizimin e maratonës po kujdeset për përgatitjet e fundit. “Edhe 8 ditë na ndajnë nga Maratona e Tiranës. Ndërkohë që ne vijojmë stërvitjen, ekipi po kujdeset për rregullimet e fundit të korsive përgjatë gjithë itinerarit të Maratonës”, thekson Veliaj.

Maratona e Tiranës rikthehet në edicionin e saj të 4-të me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All