Donika Prela, kryeprokurore e komanduar te Krimet e Rënda, i është drejtuar me një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përmes së cilës kërkon caktimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në fillim të muajit tetor, Prela mësohet se ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të largohet nga kjo detyrë dhe të emërohet në një tjetër detyrë.

Mësohet se Prela ka kërkuar që të emërohet ose prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në atë të Apelit.

KLP-ja sot ka pranuar faktin se kjo letër ka mbërritur dhe e ka kaluar kërkesën tek Këshilli i Karrierë.

Sipas Prelës, pas krijimit të SPAK kjo prokurori do të shkrihet. E nisur nga ky fakt ajo ka kërkuar largimin nga krimet e rënda.

Aktualisht Prela është e komanduar në këtë detyrë, ndërsa emërimi i saj zyrtar është në Durrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat