Në mesin e 2500 vrapuesëve nga më shumë se 42 shtete që kanë nisur garën në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të katër është dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një fjalim para nisjes së garës, ai tha se vrapon për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit, duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetarë për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate.

“Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje. Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”.

Flash Lajme

Më të lexuarat