Një tentativë për arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin është raportuar sot. Mësohet se i dënuari Gëzim Toma, i dënuar për vrasje dhe vjedhje me dhunë, është kapur nga punonjësit e burgut duke prerë hekurat e rrethimit gjatë kohës së pushimit.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Tomës përfshihet në ngjarje të tilla, pasi sida vite më parë ai është arratisur nga burgu i Drenovës.

Por kush është Gëzim Toma

31 vjeçari është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit.

Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit.

25-vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij.

Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit. Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë.

Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi sipas tyre Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup. Toma kishte pak kohë që ishte transferuar në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me një grup shkodranësh, me të cilët ka planifikuar arratisjen.

Arratisja dhe ekstradimi nga Greqia

Shtetasi Gëzim Toma, ishte qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë për vrasje e Dishës, kur në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut së bashku me dy të dënuar të tjerë.

Më datë 27.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Toma u arrestua në fshatin grek pranë kufirit me Shqipërinë, Elaptora 4 ditë pas arratisjes.

Ai ishte së bashku me dy të arratisurit e tjerë, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo, të cilët i shpëtuan policise helene.

Flash Lajme

Më të lexuarat