Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e konsideruar si një një mesazh dobësie dhe humbje për strukturën europiane.

“Vendimi i Këshillit Europian për të refuzuar nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore është një mesazh dobësie dhe humbje për strukturën evropiane”, thekson ai.

Po ashtu Tsipras  shton se “Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Europës. Ia kemi borxh popullit tonë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All