Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, me pasojë vdekjen e një personi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 10 metra nga dalja e tunelit, ku një kamion ka përplasur nga pas një autoveturë me targa të huaja.

Sipas gazetares Bezat, për shkak se autovetura ka qenë me gaz, ka shpërthyer në flakë, dhe për pasojë ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit.

Flash Lajme

Më të lexuarat