FaxNews publikoi sot rastin e dy motrave nga Kruja të cilat janë abuzuar seksualisht nga banorët e fshatit. Pak minuta më parë, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Krujës.

“I kemi patur në vëmendje këtë familje, motrat trajtohen me asistencë të dyja, 40 mijë lekë.

Motrat fitojnë shërbim kujdestarie. Jemi përpjekur ti rehabilitojmë në qendrat sociale, por motrat nuk kanë qëndruar. Do tentojmë sërish, do bëjmë të pamundurën për dy motrat.”

Historia e dy motrave me probleme mendore dhe të abuzuara nga banorët e fshatit:

Kamera e FaxNews ka udhëtuar drejt fshatit Brret të Krujës, ku jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjestarët e kësaj familje janë me probleme mendore.

Familja është strehuar në një banesë të braktisur nga një banor vendas, jetojnë edhe dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, të dyja me probleme mendore.

Dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Lindita endet rrugëve, pa e ditur se ku i kalon netët. Disa here, policia e ka kthyer në shtëpi. “Kam ikur nga shtëpia, vijnë i bien derës gjithë natës. Kam dy goca, s’kam burrë.” Ndërsa në banesë, është gjendur vetëm Dëshira, motra më e vogël.

Për këtë çështje, kanë ndërhyrë edhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë në Ministrinë e Punëve Sociale, por nuk është marrë asnjë veprim për ti larguar nga kjo shtëpi dhe larg këtyre ngjarjeve shokuese.

Familja duhej çuar në institucione rehabilituese që merrem me problem të tilla, por neglizhenca e institucioneve kanë lënë këtë familje të jetojë me ndihmën e bashkëfshatarëve. 3 vite më parë, vëllai i motrave ndërroi jetë, por ende nuk dihen shkaqet.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All