Përfaqësuesi i Lartë i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer, gjatë seancës dëgjimore në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, theksoi se Ballkani ka probleme të cilat kukojnë të kenë influencën tonë

Erjon Dervishi

Komiteti me Jashtë i Senatit Amerikan mori në shqyrtim dje çështjet e mbetura pezull në Ballkanin Perëndimor. Matthew Palmer ishte pjesë e një seance dëgjimore për situatën në Ballkanin Perëndimor. Palmer vuri në dukej se liderët e Ballkanit nuk kanë kërkuar para nga SHBA por vetëm njerëz dhe mbështetë nga afër. Gjatë seancës pati edhe debate mes senatorëve. Komiteti për Marrëdhëniet më Jashtë i Senatit Amerikan mori në shqyrtim edhe situatat më të nxehta, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e Ballkanit Perëndimor.

Matthew Palmer: Duam të jemi të ndjeshëm për vlerat tona dhe të Bashkimit Euopian. Kjo është arsyeja se pse vendimi i Këshillit Europian ishte për mos hapjen e negociatave. Ata na dërgojnë mesazhin e gabuar. Ju mund të bëni reforma por jepni mesazhe të gabuara. Ne po punojmë me vendet partnere për të arritur këto marrëveshje.

Senatori Johan Barrasso: Kam vizituar disa nga trupat në Kosovë. Ka një trupë civile të trajnuar mirë. Ata kanë mbështetur sigurinë ndërkombëtare

Matthew Palmer: Dua të theksoj se çfarë bëjnë ata në Kosovë. Ata e mbështetin atë vend në një kohë të vështirë. Kosova ka nevojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata po punojnë me qeverinë në Kosovë. Me KFOR kemi një plan të ndihmojmë për një tranzicion të forcave të armatosura. Këto nuk ndodhin shpejt. Por për një periudhë të gjatë. Ata duhet të jenë të gatshëm të marrin pjesë në misione paqeruajtëse.

Cilat janë sfidat për Kosovën?

Po ka një numër anëtarësh të NATO-s që janë shqetësuar për Ushtrinë e Kosovës, për marrëdhëniet me Serbinë, për ato vende që nuk e njohin Kosovën, Spanja p.sh. e ka komplikuar këtë çështje.

Kur isha në Kosovë mësova se energjia ishe shumë e rëndësishme. Pjesa më e madhe vinte nga veriu. Ata kanë burime të shumta natyrore. Ka një plan për të ndërtuar një impiant të madh për energjinë. Duhet të bindim këto vende që Kosova të përdore këto burime. Si do i përdorë Kosova këto burime?

Matthew Palmer: Dua të argumentoj se ka pasur investime dekurajuese nga biznese dhe interesa që duan të marrin përfitime. Në tregti ka shumë të tilla. Ka kronizëm që duhet të adresohen nga qeveria e re në Kosovë. Energjia e rinovueshme duhet të rregullohet me investime potenciale. SHBA mbështet planet e mëdha të Kosovës. Por edhe çështja me standarde zhvilluese duhet parë. Këtu ka disa sfida për autoritet e Kosovës.

Ka ndonjë kërkesë për SHBA nga Kosova?

Matthew Palmer: Të përdorim influencën tonë për të financuar planet. Këtë gjë na e ka kërkuar qeveria e Kosovës. Pra, një mbështetje financiare për plane të mëdha financiare. Po punojmë me kompani të mëdha amerikane për ti bërë këto investime. Ti bëjmë presion Kosovës për të bërë pjesën e tyre në këto projekte.

Senatori Ron Johnson: Ju folët për influencë ruse dhe turke në Ballkan. Çfarë mendoni për Ballkanin dhe për këtë çështje. Kosova ka kërkuar më shumë influencë të SHBA në dialog. Çfarë kërkon Rusia?

Matthew Palmer: Qëllimet e BE janë të njëjtë me ato të SHBA-së. Ata kanë një agjendë reformuese. Ata duhet të kualifikohen për institucionet euroatlantike. Për të gjithë ata që duan të futen ka progres. Mali i Zi, Shqipëria në NATO, Maqedonia e Veriut për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Rruga në BE është më e vështire. Mali i Zi ka punë për të bërë. BE është sfiduese për këto vende. Por duhet konsensus. Ky konsensus nuk ishte atje javën e kaluar. Vendimi ishte me një mbështetje nga Holanda e cila e bllokoi. Këshilli nuk vendosi kushte të reja por nuk arritën dot konsensusin. Kjo është arsyeja se nuk ishte për Shqipëria apo Maqedoninë e Veriut por për uannamiteitn dhe reformat në këto vende.

Senatori Ron Johnson: Dua të flas për Rusinë dhe Turqinë. Cilat janë qëllimet e tyre?

Rusia interes ka të parandalojë këtë rajon për tu integruar në NATO dhe BE. Ta mbajë rajonin të ndarë dhe të varur nga Rusia. Dhe nga gazi i saj. Rusia ka një sistem për të parandaluat gjerësisht marrëveshje. Theksojmë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është normalizuar. Edhe në Bosnje është normalizaur. Rusia i përdor të gjithë. Kina është e re në skenë. Nuk mund të them se Kina mendon për Ballkanin njësoj si Rusia. Ballkani këtu është një nyjë për Kinën në Europë. Kemi parasysh iniciativën e Rrugës dhe Brezit. Kina e shikon si një vend ku fiton para dhe tregti. Ata duan të përdorin influencën në një mënyrë tranzitor për paratë. Turqia ka një interes të madh në Ballkan. Ata mbështesin zhvillimin me Bosnjën, me Shqipërinë me Kosovën. Ka një prioritet për këto vende. Gjejnë persona që janë të lidhur me Gylenin dhe i ekstradojnë. Janë paratë turke që janë vendosur në Medrese apo edhe xhami. Po zhvillon marrëdhënie të gjatë. Turqia duhet të pritet të luajë një rol të madh. E pres Turqinë që të rritet në këtë rajon.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All