Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Selitë, në periferi të Tiranës, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore.

E shoqëruar nga deputeti i zonës Pandeli Majko, Manastirliu u shpreh se nga ky investim do të përfitojnë shërbime më cilësore 10 mijë banorët e zonës. ”Popullata është rritur ndjeshëm në këtë zonë të Tiranës ndaj ne kemi vlerësuar dhe shumë shpejt do të hapim pikën e re shëndetësore në zonën e Kodrës së Diellit. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë”.

Duke theksuar se me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 2 vite në Tiranë janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore, Manastirliu tha se në njësinë nr. 5 ka pasur edhe investime të tjera. ”Në njësinë administrative nr. 5, e cila është dhe njësia administrative më e madhe e Tiranës qoftë për nga pikëpamja e numrit të banorëve edhe për nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike, në dy vite është mundësuar përveç rikontruksionit të qendrës shëndetësore Selitë edhe rikonstruksioni i qendrës shëndetësore nr. 8 e cila prej shtatorit të këtij viti funksionon edhe si qendër shëndetësore e urgjencës pediatrike, së bashku me konsultorin e fëmijës te stadiumi Dinamo”.

Kurse ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se infrastruktura ka ardhur tashmë në nivelin e shërbimit që ofron këtu ekipi mjekësor që lavdërohet nga të gjithë banorët e kësaj zone. Me programin e 300 qendrave shëndetësore, këtë vit po investohet në tiranë në zonat periferike dhe fshatrat përreth kryeqytetit, si Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, etj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyhet dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2019.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca. ”Punojmë çdo ditë për të siguruar akses universal në kujdesin shëndetësor parësor, me investimet që vijojnë pa u ndalur në çdo komunitet, nga veriu në jug 5 qendra shëndetësore po rehabilitohen në qarkun Shkodër. Me programin 300 qendra shëndetësore dhe 100 qendra shëndetësore përfundojnë rehabilitimin brenda vitit 2019”.

Flash Lajme

Më të lexuarat