Një çift është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen për prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë A. Sh., 47 vjeç dhe E.

T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë. Çifti kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tyre, policia sekuestroi 14 gr kokainë. Ndërkohë, mbi çiftin e arrestuar rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Flash Lajme

Më të lexuarat