Dy raste të trafikut të klandestinëv janë goditur nga policia e Pogradecit. Në pranga janë vënë 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi u kapën duke transportuar 19 shtetas të huaj.

Trafikantët i transportonin klandestinët nga pika kufitare e Kapshticës drejt vendeve të BE, kundrejt shumave 1000-1500 euro secili.

Të arrestuarit janë shtetasit:

• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi: • E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volksëagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë”, thotë policia.

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 298/3, 242 e 25, si edhe 298/2 të Kodit Penal.

Flash Lajme

Më të lexuarat