Albin Kurti, pas përfundimit të fjalimit të tij në Samitin e Paqes për Europën Juglindore, tregoi për gazetarët, detaje nga takimi me kryeministrin Rama. “Me Ramën folëm për Shengenin Ballkanik dhe marrëveshjen me Serbinë” është shprehur Kurti.

“Biseduam për çështje të përbashkëta, dhe për çështjet e viseve tona, duam që në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të kemi një bashkëpunim më të mirë. Mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët, janë shumë më të mëdha se realiteti që kemi krijuar, duam të krijojmë sa më shumë ura që të ndihmojmë shqiptarët të mos jenë më të nëpërkëmburit në Ballkan. Minishengeni ballkanik më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt.”, tha Kurti.

Ndërsa në lidhje me Shengenin Ballkanik Kurti ka thënë “Pres që ta shoh një tekst që të shoh saktësisht se çfarë nënkupton ai. Më ngjan më shumë si një ide, sesa një projekt. Diskutuam për çështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë”.

Sa i takon pyetjes së gazetarëve, nëse janë thyer akujt mes tij dhe Ramës, Kurti tha se ndasitë mes tyre janë normale, po ata duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që shqiptarët të mos jenë më të nëpërkëmbur në Ballkan.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All