Një aksident horror u regjistrua mbrëmë rreth orës 20.10 në Durrës, ku një autobus përplasi një motorist dhe më pas trupi i tij u tërhoq zvarrë nga një automjet tjetër, për disa metra.

Mësohet se viktima është shtetasi Ramazan Bata, 25-vjeç.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet. Gjatë kohës së aksidentit i riu ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, teksa u përplas si fillim nga një autobus dhe më pas nga një automjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit të tmerrshëm, 25-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me ngjarjen në fjalë u arrestuan dy drejtuesit e mjetit, përkatësisht shtetasi me inicialet P.T, (shoferi i autobusit) dhe shtetasi me inicialet F.T.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat