Shefja në largim e Politikës së Jashtme e BE-së, Ferderica Mogherini do të zhvillojë ditën e nesërme një  darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se Federica Mogherini gjatë darkës joformale do të shkëmbejë mendime me liderët e rajonit.

Po ashtu ditën e nesërme Presidenti në largim i BE-së Jean-Claude Juncker do të ketë një takim kokë më kokë me Presidentin serb Aleksadnër Vuçiç

Ndërsa të mërkurën, më 30 tetor Komisioneri në largim për Zgjerimin, Johannes Hahn do të presë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Flash Lajme

Më të lexuarat