Ka ndërruar jetë njëri prej tre personave të aksidentuar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës.

Burime nga Spitali i Lushnjes konfirmuan për “News 24,  se ka ndërruar jetë një 21-vjeçar, ndërsa dy të tjerët të moshave 18 dhe 24 vjeç janë në gjendje të rëndë.

Ata po udhëtonin me një mjet tip “Benz’, kur kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Në foton dukej se “Benz-i” ishte shkatërruar thuajse plotësisht. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Flash Lajme

Më të lexuarat