Tre persona raportohet se janë plagosur në një aksident në autostradën Fier-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.

Në aksident është përfshirë një makinë tip “Benz”, i cili doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Të plagosurit janë drejtuesi i makinës dhe dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia bllokoi edhe rrugën për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All