Kryebashkiaku i Vorës gënjeu në formularin e Dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe nga drejtësia greke.Vendimi për kandidatin e Vorës pritet që të merret brenda kësaj jave, në një mbledhje që do të thirret nga KQZ-ja.

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pas konstatimit nga hetimi se ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe më pas nën hetim nga drejtësia greke. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i Partisë Socialiste. Sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie. Sipas burimeve, mësohet se “Kajmaku ka pasur detyrimin te deklaroje se është arrestuar ne flagrance dhe nuk e ka kryer atë” dhe se kryebashkiaku i Vorës ka nxjerrë edhe si dokument pafajësinë e marrë me vendimin e shtatorit të vitit 2019. Kjo është edhe prova që vetë Kajmaku e ka paraqitur zyrtarisht në letrën e depozituar në Prokurori ku deklaron se nuk ishte në dijeni që ishte në hetim”.

“Pavarësisht vendimit të pafajësisë së sipërpërshkruar, unë kam kërkuar dhe jam në pritje të të dhënave me shkrim nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Janinë, Greqi për rrethanat e marrjes së ndonjë mase sigurimi apo ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi me emrin tim për këtë rast dhe në momentin që do t’i administroj, do t’ua vë në dispozicion së bashku me vendimin e plotë të zbardhur të pafajësisë nr. 236, datë 12.09.2019 si edhe do t’i pasqyroj ato edhe në dokumentin përkatës sipas ligjit”, thuhet në letrën që Kajmaku i drejtoi një ditë më parë kryeprokurores në detyrë Arta Marku. Kajmaku thotë në letër se nuk e dinte se rezultonte nën ndjekje penale nga ana e autoriteteve greke në vitin 2003, ndaj nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Letra e Kajmakut vjen pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është duke zhvilluar procedurën për verifikimin e subjektit Agim Kajmaku në bazë të ligjit të dekriminalizimit dhe nëse personi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës. Burimet e Gazeta Si kanë bërë të ditur se Prokuroria i ka dërguar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentin për mbylljen e hetimeve dhe në të konstatohet se Kajmaku fshehu faktin se ishte i dënuar në Greqi dhe ishte në kërkim. Brenda 10 ditëve do të mblidhet KQZ për të vendosur për mandatin e Kajmakut, por sipas burimeve mësohet se deri më tani ky institucion nuk ka përcaktuar akoma ditën se kur mund të mblidhet për të shqyrtuar mbi dokumentacionin e paraqitur nga ana e Prokurorisë. Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me valutë të falsifikuara. Edhe pas denoncime të PD-së, në disa reagime për media, Kajmaku i mohoi vazhdimisht akuzat e PD-së, deri në momentin u publikuar një vendimi Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen nga tij, duke e shpallur atë të pafajshëm. Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi publikoi dje shkresës e Prokurorisë, të firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, mbi bazën e të cilës vërtetohej gjurmët e gishta ishin të njëjta mes Jorgo Totos dhe Agim Kajmakut. PD-ja kërkoi largimin e menjëhershëm të Kajmakut nga posti i kryebashkiakut të Vorës. Të martën, PD-ja reagoi sërish nëpërmjet sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se mbron kryebashkiakun e Vorës.

PS: Nuk mbrojmë askënd për deklarim të rremë

E ftuar në studion e Fax News, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka folur për situatën politike, dhe për akuzat për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Kushi u shpreh se Partia Socialiste nuk mbështet asnjë person që shkel ligjin. Deputetja tha se për rastin e Kajmakut, për deklarimin e rremë përgjegjësia është personale. Më tej, Kushi shtoi se janë vetëm dy raste që kanë bërë deklarime të rreme në formularin e dekriminalizmit. E pyetur nga gazetari, nëse janë plotësuar kushtet e Bundenstagut, Kushi shprehet se detyrat janë plotësuar dhe këtë e ka thënë edhe Komisioni Europian. Kushi është ndalur edhe dorëheqja e Damian Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku shprehet ‘opozita nuk ka ardhur të ulet’. Deputetja ka theksuar se nuk mund të vendos dot kushte opozita. “Ne si PS kemi qënë gjithmonë të prerë dhe të qartë, ne nuk mbështesim askënd që shkel ligjin. Në këtë rast, për deklarim të rremë, është përgjegjësi personale, ndërsa përgjegjësia jonë është reagimi që ne kemi ndaj këtyre rasteve. Në çdo rast, kemi qëndruar të distancuar. Çdokush që shkel ligjin do të shkojë para ligjit. Ndryshe nga ç’bënte opozita e sotme, në kohën kur ishte në pushtet. Individë të caktuar të instutioneve, ishin në ndjekje penale ose në arrest shtëpie dhe forca politike jo vetëm nuk i pezullonte nga detyra, por i çonte dokumentacionin ti firmosnin nga shtëpia. Tek forca jonë politike, kjo nuk ndodh. Ne jemi në qeverisje dhe jo opozitë, dhe janë vetëm dy raste të tilla. Opozita e ka zakon të hedh baltë. Në dy rastet vendore, ne jemi treguar të distancuar.” Gjithashtu, deputetja Evis Kushi ka folur edhe për kthimin e opozitës në Parlament, ku thotë se maxhoranca është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me PD-në.

Kërkesa në KQZ

Pasi Prokuroria bëri publike faktet, është bërë edhe një kërkesë në KQZ, në lidhje me mandatin e Agim Kajmakut. Por pikërisht këtu ka nisur edhe loja e institucionit të akuzës për të shpëtuar Kajmakun e Edi Ramës. Në kërkesën e dërguar në KQZ, burime për SYRI.net kanë bërë të ditur prokuroria ka luajtur me hapësirat ligjore që i janë mundësuar. Sipas prokurorisë, Agim Kajmaku nuk bën pjesën në ndalimet e ligjit të Dekriminalizimit të miratuar nga Parlamenti. Sipas prokurorisë kandidati i Ramës në Vorë është në kushtet e vendimit të Kuvendit.

Shkarkimi!

Prokuroria thotë se çështja e heqjes së mandatit për mos deklarimin e ndalimit është tek vendimi i Kuvendit, dhe nuk është pjesë e miratimit të ligjit të dekriminalizimit. Por sa qëndron ky pretendim i prokurorisë. Burimet kanë sqaruar se rasti i Agim Kajmakut është identik me dy rastet e ish-deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së. Të dy ish-deputetët akuzoheshin nga prokuroria se nuk kishin deklaruar se ishin ndaluar më herët jashtë Shqipërisë. Për të dy deputetët që janë i njëjti rast si i Agim Kajmakut, në atë kohë prokuroria kërkonte heqjen e mandatit për të deputetët.

Fajësia!

Agim Kajmaku, ka pranuar pardje se është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor. Pas verifikimeve të kryera edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kajmaku thekson se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Duke qenë se këtë fakt nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku thekson se nuk ka patur dijeni për procesin. “Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në formularin e vetëdeklarimit të fakteve lidhur me ndonje masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj presonit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë në dijeninë time lidhur me fakte të tilla, sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit duke qenë se i gjithë procesi i hetimor është zhvilluar në mungesën time”, shprehet Kamjaku në letrën që i ka dërguar së fundmi Prokurorisë së Përgjithshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All