Yuri Kim, e nominuara e Trump për postin e Ambasadores në Shqipëri, ka dalë dje në një seancë dëgjimore në Senatin e SHBA-së. Kim theksoi se Shqipëria ka probleme serioze, gratë trafikohen dhe shprehu kërkesën që anëtarë të MEK të integrohen në Shqipëri

Erjon Dervishi

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim u pyet nga Senati se çfarë prioritetesh ka ajo, në rast se do të marrë mandatin për të ushtruar detyrën në Tiranë. Youri Kim tha se do të përpiqet që të mbajë sa më larg influencën ruse në Shqipëri, ndërsa u shpreh se do ketë kujdes edhe disa rrymave të influencës kineze. Kandidatja për ambasadore e Amerikës në Tiranë u shpreh se do të punoj ngushtë me shqiptarët në luftën kundër krimit e korrupsionit. “Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në punët e brendshme, por edhe atyre kineze. Edhe kinezët po përpiqen që të ndërhyjnë në ekonominë e Shqipërisë. Së dyti, mendoj se do të punoj ngushtë me shqiptarët si aleat të NATO-s, që të japë 2 përqindëshin e saj. Po ashtu, do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri. Këtu do të fokusohem, në rast se konfirmohem”, deklaroi Yuri Kim.

Yuri Kim: Mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH. Do ndihmojmë në luftën kundër krimit të organizuar. Do të ndihmojmë në forcimin e ligjit. Do inkurajojmë Shqipërinë për reformat. Po punojmë me Shqipërinë për këto çështje.

Jeanne Shaheen: Në respekt për tensionet etnike brenda Shqipërisë, çfarë po bën Shqipëria për këto tension?

Yuri Kim: Nuk di që të ketë tensione etnike në Shqipëri. Ato jenë probleme në rajon. Ne i inkurajojmë që të ndërtojnë institucionet të kalojnë identitetet politike.

Jeanne Shaheen: A mund të na japësh një rezyme nëse Shqipëria do i mirëpresë ato në vend?

Yuri Kim: Këto dy persona janë atje. Ka disa persona që po i mbajmë atje. Ata duhet të integrohen në Shqipëri dhe të jenë produktivë atje.

Todd Young: A ke dëgjuar për konfliktin e interesave?

Yuri Kim: Po.

Todd Young: A keni vënë re ndonjë risi për këtë proces?

Yuri Kim: Jo

Todd Young: A jeni dakord për të lejuar dokumente elektronike kur ju kërkohet nga ne?

Yuri Kim: Po

Todd Young: A do të bashkëpunoni për kërkesat e Kongresit?

Yuri Kim: Po

Todd Young: Urime për nominimet tuaja. Pres konfirmimet tuaja.

Tim Kaine: Një pyetje kam për ju. Shqipëria është në NATO. Ishe një traktat i firmosur midis NATO-s dhe Rusisë. Akti vendos se NATO nuk do ta prezantoje veten si armike të Rusisë. Por Rusia ka pushtuar Gjeorgjinë, Ukrainën Lindore. Pra Rusia ka dhunuar këtë akt. Çfarë mendoni për aktin mes Rusisë dhe NATO-s. Si duhet ta mendojmë këtë gjë? Si ti qasemi diplomacisë. Ata po bëjnë stërvitje në rajon?

Yuri Kim: Mendoj se çelësi për fuqinë e NATO është te integrimi, solidariteti dhe bashkëpunimi. Në këto aspekte Shqipëria po kontribuon. Falë bazës së NATO në Shqipëri, Rusia nuk po vepron atje.

Tim Kaine: Unë nuk dua që Shtete e Bashkuara të ikin nga Marrëveshja. Sepse situata në rajon ka ndryshuar. Është koha të vazhdojmë të përfshihemi në këtë rajon.

Mitt Romney: Ka dy garues gjeopolitikë, Rusia dhe Kina. Por Rusia ka një industri bazë, sidomos energjia, por ka një popullsi të vogël. Dua të kemi një sy të hapur tek fqinjët e tyre. Besoj se Shqipëria është e rëndësishme që provat për përfshirjen e tyre të jenë atje. A janë këto gjera që duhet të bëjmë ne për të ndaluar një pushtim të shteteve të tjera sovranë nga ana e Rusisë?

Yuri Kim: Mendoj se në Shqipëri duhen 2 gjëra, të ndihmojmë të forcojnë institucionet, të fuqizojë ekonominë, se dyti duhet të zhvillojmë aftësitë si një aleate e NATO. Duhet një solidaritet dhe fuqi për këtë gjë. Rusia dhe Kina aty janë. Do inkurajojmë Shqipërinë të japë 2 për qind për NATO. Vazhdoj të promovojmë zhvillimin e Shqipërisë. Duhet të promovojmë investimet amerikane në Shqipëri. Do ti bëjmë presion liderëve shqiptarë që të kalojën krizën. Do ndihmojmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kim: Do punoj për kthimin e luftëtarëve të huaj

Gjatë seancës dëgjimore në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA-së, Yuri Kim, foli edhe për çështjen sionisteve për Shqipërinë. Ajo ka të bëjë me kthimin e luftëtarëve të huaj në Shqipëri.

Rohn Johnson: Ju përmendet operacionet e NATO gjatë viteve. Që kur NATO përfshiu artikullin 5. Është diçka për të cilin ne kishim nevojë. Ka shume bisedime për dizinformacioniet. Jam i kënaqur që në Shqipëri nuk ka shumë për të shitur dhe për të blerë. Fushata e Rusisë është që të mos besosh asgjë. Dua të flas për ndërtesën tonë. Kemi një ndërtesë për të ndaluar interferimin e Rusisë dhe Kinës. A keni ndonjë koment për të ndërtuar më shumë lidhej me qeverinë atje?

Yuri Kim: Ka shumë kuptim kjo gjë. Dua të kem më shumë mundësi për këtë gjë.

Rohn Johnson: Kim përmendët krimin e organizuar. Ajo nuk është e njëjtë në çdo vend, na përshkruani cilit krim i referoheni

Yuri Kim: Shqipëria ka një reputacion të keq në këtë fushë. Ajo ka probleme me trafikimin e grave, pra ka probleme serioze.

Rohn Johnson: Na tregoni si do ti çoni përpara reformat. Ka një aspiratë në këto vende. Madje edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri?

Cory Gardner: Ju i tregoni partnerëve tanë në Rajon se SHBA ju mbështet.

Jeanne Shaheen: Ti the se Shqipëria ka kontribut në NATO. Por raportet tona tregojnë se disa shqiptare janë pjesë ë ISIS. Ata janë alokuar në Irak dhe Siri. A do të punoni më qeverinë shqiptare për ti marrë mbrapsht këta luftëtarë. Edhe pse është enjë sfidë e madhe. Disa mbahen dhe nuk po dërgohen në atdhe

Yuri Kim: Po kjo është një çështje e madhe për administratën, do të jem shumë afër me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje.

Jeanne Shahen: Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet. Ka një departament që merret më këtë çështje. Kemi një sfidë me këta njerëz.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All