Politika është krijuar për ti shërbyer qytetarëve por sa i zgjidhin deputetët problemet e këtyre të fundit? Çdo qark ka zyra të posaçme por qytetarët i ndjekin deputetët e zonës në Tiranë.

Kush ka një hall, mëson me përpikëri agjendat politike dhe ndonjëherë duhet të presë me muaj për një përgjigje.

“Më kërkoi dosjen dhe ja dhashë, tashmë pres përgjigje. Kam vite që vij”, shprehet një prej qytetarëve. Problemi jo gjithmonë gjen zgjidhje. Deputetet thonë se jo gjithmonë është faji i tyre.

Çdo të premte, deputetët e PS-së duhet të zhvillojnë takime me elektoratin. Me ndryshimet e reja të rregullores së Kuvendit, javën e fundit të çdo muaji, Parlamenti nuk zhvillon mbledhje, për të lejuar ligjvënësit të qëndrojnë me popullin. Edhe pse kjo mbetet në kornizat e propogandës sepse populli vijon t’i shkojë nga pas deputetëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat