Lideri i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në një takim të organizuar me të rinjtë, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban ka deklaruar se dështimi më i madh i qeverisë Rama janë të rinjtë.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se ai dhe PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë, e cila fatkeqësisht mendon vetëm largimin.

“Dështimi më i madh i kësaj qeverie është ai me rininë, e cila po rritet në një vend me një klimë të shkatërruar për ekonominë, në një vend ku për fat të keq fjala e parë për rininë është të largohen nga ky vend. Por nuk do të jetë kështu për shumë gjatë sepse ky vend ka mundësi të mëdha e veçanërisht për rininë. Nevojitet një reformë e thellë në arsim ku në qendër të jetë studenti. Ne e kemi këtë vizion, ne e kemi treguar se e kemi këtë forcë, në veçanti për rininë. Zotimi ynë kryesor është ta kthejmë shpresën në Shqipëri, tha Basha”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All