Emrat e pronarëve që u është zënë toka dhe marrin kompensim. Fondi i akorduar, 200 milionë lekë. Përfituesit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat dhe Fier

Agjencia e Kadastrës ka publikuar emrat e pronarëve të rinj që do të marrin tapitë për truallin ku kanë ndërtuar pa leje.

Vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për parcelat ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre është marrë këtë javë nga qeveria. Fondi për kompensimin e pronarëve është rreth 211 milionë lekë. Shekulli publikon si më poshtë listën e pronarëve të rinj, që marrin tapinë në bazë të VKM-së dhe listën e personave që u është zënë toka dhe kompensohen.

Kompensimi

Vendimi përcakton se sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 41 mijë e 86 metra katrorë dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 210 milion e 969 mijë lekë.Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

Lista by shekullionline on Scribd

LISTA 2 by shekullionline on Scribd

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All