Pas atentatit të ndodhur ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, dy persona janë shoqëruar nga Policia për tu marrë në pyetje

Mësohet se dy personat e shoqëruar nga uniformat blu të Durrësit, për tu marrë në pyetje, janë shtetasit me inicialet P.L dhe J.M, të cilët nuk dihet nëse janë të dyshuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Siç u bë e ditur nga raportimet e mëparshme disa orë pas atentatit, Policia ka gjetur një mjet të braktisur në fshatin Shkafanë, pranë Gjirit të Lalëzit, i cili ishte me targat të vjedhura në Tiranë, ndërsa brenda tij janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov. Po ashtu, mësohet se mjeti i braktisur është “Mercedes Benz 280”, dhe është gjetur nga Policia me të gjitha dyert e hapura dhe i padjegur.

Flash Lajme

Më të lexuarat