Prokurori Arian Ndoja ka dalë nga reanimacioni. Pasi u trajtua për disa orë pas atentatit të djeshëm ku mori dy plumba, prokurori Ndoja është zhvendosur tashmë në dhomat e pavionit të Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ndoja mori dy plumba në shpatullën e majtë të cilat i dëmtuan klavikulën. Por gjendja e tij është stabilizuar.

Ai është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë.

Më herët ai është marrë në pyetje nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martinaj, të cilit i tha se nuk ka qenë ai shënjestra e atentatit.

Në spitalin e Durrësit ndodhet edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit, ndërsa shoferi i tij, Andi Maloku, është shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Flash Lajme

Më të lexuarat