Si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit të Sukthit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, mbetën të plagosur tre persona.

Mësohet se Ndoji i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e djeshme pas atentatit dhe pasi qëndroi deri sot në terapi intensive ka kaluar në një prej dhomave të pavijonin e ortopedisë në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, ndryshe paraqitet gjendja për Aleksandër Laho, i cili i është nënshtruar një operacioni të vështirë pasi një plumb i ka prekur nofullën siç është bërë e ditur dhe nga raportimet e mëparshme ditën e djeshme.

Raportohet se forca të shumta policie kanë blinduar spitalin ku ndodhet i shtruar prokurori Ndoj dhe Aleksandër Laho.

“Mua mund të më qëllonin edhe para shtëpisë. Nuk kam konflikte. Unë drekova dhe në restorant takova mikun tim. E ftova në tavolinë Aleksandër Lahon dhe pasi hëngrëm drekën, u nisëm drejt Tiranës”, ka thënë Prokurori Ndoj.

Ai ndodhej në vendin e parë të pasagjeri, ndërsa makina drejtohej nga shoferi i tij Andi Maloku, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Flash Lajme

Më të lexuarat