Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një të ri të dënuar për lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Ivanaj” u finalizua me arrestimin e shtetasit A. R.

, 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat