Kreu i “Vetëvendosjes”, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti shprehet: “Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.

Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”.

Flash Lajme

Më të lexuarat