Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka qëlluar me armë  zjarri në qytetin e Kurbinit. Policia njofton se është sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në banesë 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe  një  krehë r me 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kurbin/ Njoftimi i policisë:

Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Flash Lajme

Më të lexuarat