Një bari rezulton i zhdukur prej 2 ditësh në Leskovik. Dhimitër Baze rreth 70-vjeç doli dy ditë më parë për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit por ka humbur kontaktet me familjarët.

Ndërsa policia dhe banorët e zonës janë duke kërkuar në gjithë zonën për gjetjen e bariut.