Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon lidhur me ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban dhe restaurimin në Dhërmi.

Aktualisht në Himarë po punohet me shtrim kondrabordurash dhe pllaka guri për trotuarët, tek rruga kryesore dhe rrugët sekondare, në një total 90m2.

Në këto të fundit gjithashtu po avancojnë dhe punimet për shtrimet asfaltike.

Ndërkohë në Dhërmi po kryhen punime përfundimtare në ballkonin panoramik, vendosjen e ndriçimit led, punime gjelbërimi, lyerje, pastrime dhe vendosjen e stolave në sheshin Petro Marko.

Ky projekt po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB). Paraprakisht është punuar dhe për ndërtimin e rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe rikonstruksionin e kalldrëmeve” njofton FSHZH.

Sipas FSHZH-së, rikualifikimi urban dhe restaurimi në Dhërmi kanë nxitur banorët të bëjnë investime private, në ambientet e brendshme të shtëpive të tyre, për t’i përshtatur ato si bujtina apo restorante tradicionale të zonës duke realizuar kështu objektivin e përgjithshëm të programit, që është nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm, në zonat me potencial të lartë turistik, duke përmirësuar infrastrukturën, mbrojtur mjedisin dhe trashëgiminë kulturore.

1 nga 3

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All