Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër-arrest për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakut të PS në Vorë. Ndërkohë mësohet se policia ka nisur kontrollin për arrestimin e tij, por mësohet se nuk e ka gjetur ende.

Ndaj Kajmakut është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në lidhje me hetimin si i dyshuar për tre vepra penale, “shpërdorim detyre”, “falsifikim i formularëve” dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet: “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”.

Akuza e fundit ka të bëjë me shkarkimin e punonjësve. Kujtojmë që pasi KQZ shpalli shkarkimin e tij nga detyra, Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë për t’ua pamundësuar marrjen e mandatit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Vorës. KQZ vendosi shkarkimin nga detyra të Agim Kajmakut, që ka përdorur edhe emrin Jorgo Toto, por nuk e ka deklaruar këtë në formularin e Dekriminalizimit.

Hetimet e organit të akuzës nisën pas denoncimit të Partisë Demokratike. Rezultoi që Agim Kajmaku e kishte fshehur dënimin në Greqi, ku figuronte me një emër tjetër. Ai ishte dënuar në Greqi për veprën penale të falsifikimit të parave. Nga shenjat e gishtrinjve, rezultoi se shtetasi Jorgo Toto ishte Agim Kajmaku.

Kajmaku ishte kryebashkiaku i dytë socialist që u shkarkua nga detyra, pas Valdrin Pjetrit që u akuzua nga PD se ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All